Nga: ENIDA HIMAJ
TIRANE – Me VIP-at shqiptarë nuk ndodh që “vapa të ikë me gushtin”. Edhe pse në fundin e sezonit veror, plazhet kanë pasur vizitorë të famshëm. Duket se lodhjen e kësaj vere e kanë lënë pas, për t’iu drejtuar plazheve për të shijuar pushimet e tyre. Dhe në fakt edhe pse në fund, jo pak kanë marrë vëmendjen e të pranishmëve. Çiljeta, pas suksesit të “Gangsta love”, ka vendosur të largohet për disa ditë, duke joshur me linjat e saj. Edhe Bleona po bën disa pushime, vetëm se detin nuk po e shijon vetëm…
Ledri Vula
Kohët e fundit historitë e tij me femrat e showbizz-it kanë shkaktuar jo pak zëra. Por duket se për reperin pushimet shijohen më së shumti me mamanë. Kështu, Ledri ka “hequr dorë” nga femrat e shumta që ka në jetën e tij dhe ka zgjedhur familjen. Edhe më herët ai ka folur për marrëdhënien e ngushtë që ka me të ëmën, ashtu siç duket edhe nga ky përqafim i ngrohtë.
Jonida Maliqi
E suksesshme mund të quhet vera për këngëtaren. Pas hitit “Jam bërë si ti”, Jonida po shijon pushimet. Çdo vit ajo zgjedh destinacione shumë të veçanta, ashtu si këtë verë. Këngëtarja se bashku me familjen dhe shoqërinë ka zgjedhur Qipron për të kaluar disa ditë ndryshe. E kur bëhet fjalë për të, natyrisht që stili nuk ka sesi të mungojë.
Bleona Qereti
Këngëtarja ka pasur një verë shumë të bukur. Ditët e nxehta këngëtarja i ka kaluar sa në një vend, në tjetrin. Por ndryshe nga herët e tjera, ajo ka ndarë disa foto shumë të veçanta. Detin e mrekullueshëm të SHBA-ve, Bleona po e shijon duke notuar me një delfin. Nuk duket as e trembur, as e habitur nga prania e delfinit, ndoshta po merr pak fat, ndërkohë që po argëtohen me të në det.
Çiljeta
Ka munguar gjatë gjithë verës në plazh, ndaj dhe pushimet e saj nuk kishin sesi të mos shkaktonin zhurmë mediatike. E veshur me bikini të zezë dhe tejet seksi, Çili ka pozuar në bregdet. Me format joshëse që këngëtarja gëzon, nuk kishte sesi të mos rrëmbente vëmendjen e fansave, që e kanë komplimentuar për fizikun.
Mihrije Braha
Këngëtarja Mihrije Braha vazhdon të mahnisë me format e saj. Afër të 50-ave, por me linjat e tonifikuara, konkurron lirisht me koleget e saj shumë vite më të reja në moshë. Mihrija ka kaluar disa ditë pushimi edhe në plazhet shqiptare, ku ka publikuar një fotografi shumë seksi, ku duket me bikini e shtrirë mbi gur. Me sa duket, vera për të ka qenë shumë e nxehtë.
(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)
