TIRANE

Pas përfundimit të mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve, kreu i PD-së Lulzim Basha do të nisë një tjetër me Kryetarët e Bashkive që vijnë nga rradhët e Partisë Demokratike.

Gazetari Klajdi Bodlli raporton për “BalkanWeb” se mbledhja do të mbahet sot në orën 14:30.

Kjo mbledhje vjen mënjëherë pas asaj të Kolegjit të Kryetarëve ku u vendos përshkallëzimi i aksionit opozitar me protesta rajonale në akset kombëtare nga kjo e enjtja, e cila mendohet të jetë edhe arsyeja e mbledhjes nga ana e kreut të PD-së

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb