Një set fotografik për të bërë fotot perfekte përpara dasmës është mbyllur me një banjo në ujërat e lumit Pamba, në Indi.
Ata që kanë rënë nga një kanoe kanë qenë Tijin Thankachen e Silpa, çifti indian që po realizonte një set fotografik përpara martesës, të parashikuar në 6 maj.
Të mbuluar nga një gjethe bananeje, të dy bashkëshortët e ardhshëm kanë humbur ekuilibrin pas kërkesave të fotografit, që i donte pranë njëri-tjetrit për një puthje.
Episodi ka ndodhur në zonën e Pathanamthita, në shtetin e Kerala, në jug të Indisë.