TIRANE

Shteti shqiptar po punon për të tërhequr dhe riatdhesuar familjarët e luftëtarëve të ISIS në kampet e Irakut dhe Sirisë. Institucionet shqiptare prej muajsh po koordinohen mes tyre për të tërhequr nga kampet si ai i “Al Holit” gratë dhe fëmijët e shqiptarëve të Shqipërisë, të cilët luftuan nën flamurin e zi të ISIS.

I pyetur nga News24, Agron Sojati koordinatori kombëtar i qendrës kundra ekstremizmit të dhunshëm thotë që qeveria po punon me seriozitet dhe përgjegjshmëri në bashkëpunim edhe me partnerët për ti kthyer qytetarët nga zonat e konfliktit.

“ Shqipëria merr të gjitha përgjegjësitë juridike, politikë, ekonomike dhe sociale, për të trajtuar në mënyrën e duhur brenda kuadrit ligjor. Tematika është sensitive dhe delikate, sepse flasim për mosha që ligji apo penalittet ekzekutohen por edhe për kategori të ndryshme të cilët jashtë vullnetit të tyre janë gjendur në një moment të jetës në hapsira që në fakt nuk duhet të ishin dhe kundër dëshirës së familjes apo komunitetit.

Jemi te kujdesshëm me planet sesi duhet të sillen institucionet. Nuk i kemi konsideruar thjesht dhe vetëm në një surprizë të mundshme, nëse dikush do të vijë apo nëse do i kërkojmë.
Mbi 6 muaj ka një plan ndërinstitucional, tashmë të miratuar ku të gjithë institucionet si ministria e punëve të jashtme, ajo e brendshme dhe e mbrojtjes ajo e çështjeve sociale dhe e arsimit marrin përgjegjësitë kanë përcaktuar personat dhe resurset.

Aktualisht qeveria shqiptare është në trajtimin e këtij problemi, të gjitha specifikat që kanë të bëjnë më komunkimin apo transportin dhe trajtimin e tyre juridik, këto janë çështje që rast pas rasti do zgjidhen në momentin që ne do ballafaqohemi dhe personat mund ti kemi prezent. Nuk po flasim për një interenar ku presim bileta online dhe të japim oraret se kur kthehen. Janë në bisedime disa institucione ka dhe një rol të partnereve ndërmjetësues, këto e bëjnë jo të qartë që në të themi një datë të caktuar për kthimin e këtyre personave” – tha Sojati.

I pyetur për numrin e shqiptarëve që janë identifikuar në kampe në hapësirën e Sirisë dhe Irakut, Sojati jep disa shifra të fëmijëve, grave dhe të moshuarve duke shmangur numrin real të burrave që luftuan me ISIS. Ky informacion sipas tij është i ndjeshëm për publikun.

“Të paktën kemi 30 gra, 16 fëmijë dhe 6 persona të moshuar. Kurse për numrin e burrave ka një statistikë dhe raport tjetër që në presim ta komunikojmë me autoritetet respektive atje ku janë”

Gratë dhe burrat e  kthyer nga Siria, do të hetohen me t’u kthyer në Shqipëri  për përfshirje në grupe terroriste dhe pjesëmarrje ne konfliktet luftarake ne strukturat ushtarake dhe paraushtarake..

“Gjykata aplikon dënime për këto baza ligjore do të trajtojë cdo individe i cili kthehet dha ka këto kushte juridike. Është patjetër në cilësinë e strukturave përgjegjëse të cilat kërkojnë informacion për të përcaktuar qartë se cili është rasti juridik rast pas rasti i çdo individi pavarësisht nga mosha dhe gjinia për të siguruar maksimumin e sigurisë për qytetarët dhe për të respektuar të drejtat e njeriut” – përfundoi Sojati.

I pranishëm në konferencën e tretë rajonale kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit qe u zhvillua ne tirane ishte dhe koordinatori nga Kosova Fatos Makolli i cili tha se ndihma e Shteteve të Bashkuara bëri që 110 shqiptar të Kosovës të riatdhesoheshin

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb