KORCE
Një banesë dy katëshe është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e kësaj të shtune në afersi të qendrës së pazarit të Korçës. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 20:00 në lagjen 17 të qytetit, ndërkohe që 2 mjete zjarrfikëse kanë mberritur në vendin e ngjarjes.
Fatmirësisht nuk ka persona të lenduar por raportohet vetëm për deme të mëdha materiale.
Shkaku i zjarrit ka qenë një qiri i harruar nga të zotët e shtëpise, ku jetonte një çift. Ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit pa dëmtuar banesat e tjera ngjitur.
(BalkanWeb)