INDONEZI
Më tepër se 270 komisionerë në Indonezi kanë gjetur vdekjen, kryesisht për sëmundje që lidhen me lodhjen e tepërt.
Arief Priyo Susanto, zëdhënës i Komisionit të Përgjithshëm të Zgjedhjeve (KPU) u shpreh se 1878 vetë të tjerë janë sëmurë, raporton “Reuters”. Rreth shtatë milionë njerëz po ndihmonin të numërojnë dhe të monitorojnë votimin e 17 prillit.
Zgjedhjet kombëtare dhe rajonale u zhvilluan për herë të parë bashkë me ato presidenciale në vendin me 260 milionë banorë. E gjitha kjo për të kursyer paratë.
Rreth 80% e 193 milion votuesve me të drejtë vote votuan në më shumë se 800 vend-votime. Indonezia ndryshe është shteti me më tepër popullatë myslimane në botë.
(d.xh/ Balkanweb)