Marcelo Bielsa godet sërish. Këtë herë me një gjest ekstrem fair-play gjatë ndeshjes Leeds-Aston Villa, ku një fitore do ta lejonte skuadrën e tij të zyrtarizonte rikthimin në Premier League. Gjithçka nisi në minutën e 18-të. Leeds kaloi në epërsi me Klich, por futbollistët e Aston Villa protestuan gjatë, pasi vendasit nuk respektuan normat e fair-play kur vazhduan aksionin, pavarësisht se një prej kundërshtarëve ishte i dëmtuar.

Për të qetësuar situatën mendoi Bielsa. Sipas mënyrë së tij trajneri i Leeds, pasi u konsultua edhe me arbitrin, urdhëroi skuadrën që të lejonte kundërshtarët të shënonin menjëherë pas rinisjes së lojës. Ky vendim nuk është se u pranua me dëshirë nga të gjithë futbollistët që presin me ngulm matematikën për t’u rikthyer në Premier League.

Si përfundim, ndeshja u mbyll në barazim 1-1 dhe Leeds shtyu ngjitjen në elitën e futbollit anglez. “Të gjithë e patë se çfarë ndodhi. Gjithçka ishte shumë e qartë”, ka thënë “Loco” Bielsa pas ndeshjes. Tekniku argjentinas ka marrë falenderimet edhe të kolegut të tij. “Kjo tregon atë që është Bielsa. Në futboll, sportiviteti duhet të mbizotërojë”, është shprehur Dean Smith.
(balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: