Në futboll ndeshjet ndërpriten për shumë arsye, por ajo që vjen nga Portuglia nuk ishte dëgjuar më parë. Sfida mes Chaves dhe Nacional u ndërpre në mënyrë të papritur gjatë pjesës së dytë, pasi një nga anësorët nuk mund të rezistonte dot pa shkuar në tualet.

Në fillim askush nuk e kuptoi, madje as arbitri kryesor. Ndeshja pushoi për tre minuta, ndërsa “i qetësuar” pas nevojave personale, anësori u u rikthye në fushë mes duartrokitjeve ironizuese të tifozëve.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: