Në studion e emisionit “Dritare me Rudinën” në News24 avokati i njohur Saimir Visha hodhi një tezë të tijën referuar statistikave, duke thënë se autorët e vrasjeve nuk janë të krishterë.
“Më thoni një emër të krishteri që ka kryer vrasje”, tha Visha përballë panelit me gazetarë e sociologë që diskutonin në lidhje me kriminalitetin e shtuar.
Nga ana e tij socialogu Alfred Halialj e kundërshtoi duke thënë: “Nuk është analizë kjo të vendosësh besimin fetar përgjegjës për rritjen e kriminalitetit. Nuk mund të jetë, nuk mund ta themi këtë. Eshtë absurde ta themi”
Në replikë Visha tha se: “Ne jemi ata që në përditshmërinë tonë ndeshemi me kontingjentet, me autorët, me autorët e dyshuar. Teoria është tjetër, ajo çfarë themi është tjetër”.
(m.a/BalkanWeb)