Një familje po kërkon për përgjigje pak pasi nëna e tyre ndërroi jetë 2 javë pasi u godit në gjumë. Eileen Bunting, 64 vjeç ishte e shtruar në spital ndërkohë që familjarët e saj pretendojnë që ajo u godit në kokë me një filxhan nga një tjetër pacient i irritur nga gërhitja e saj.
Ata besojnë se sulmi ndaj saj ishte i paramenduar sepse dera e dhomës më herët ishte e mbyllur me një çërçaf për të ndaluar hyrjen e të tjerëve brenda.
E moshuara do të kthehej në shtëpi ditën e sulmit por më vonë iu tha se i kishte mbetur vetëm pak ditë jetë.
(BalkanWeb)