JERUZALEM

Izraeli tha se ka zhdukur disa llogari në rrjetin social “Twitter”, të gjitha të rreme dhe të përgatitura nga palestinezët, që dyshohet se janë bërë nga palestinezët, me qëllim bojkotin e Eurovizionit që zhvillohet në shtetin izraelit.

Ministria e Jashtme izraelite tha se pas llogarive false qëndrojnë palestinezët, që nuk duan që të bëhet Eurovizioni në Izrael, raporton AP. Twitter po ashtu konfirmoi se ka bllokuar disa llogari të Twitter, pas ankesës nga MPJ e Izraelit.

Lëvizja palestineze BDS është e njohur për aksionin e saj anti-izraelit, duke bërë thirrje ndaj botës kundër pushtimeve të Izraelit në tokat palestineze.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb