ITALI

Modelja shqiptarë Alba Vejseli mahniti italianët. 1 metër e 74 centimetra, me sy blu dhe trup fantastik, modelja mahniti studion e “Ciao Darwin” dhe është konsideruar si “Nëna Natyrë” më fantastike e këtij sezoni nga një pjesë e mirë e ndjekësve në Instagram.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Menjëherë pas puntatës, numri i ndjekësve në Instagramin e saj u rrit në mënyrë të frikshme. Deri pak orë më parë, Alba numëronte rreth 40,000 të tillë, ndërsa për momentin është afër shifrës 100,000. Gjithë ç’dihet për të deri tani: është shqiptare, ka qenë imazh për disa marka të produkteve kozmetike dhe ka pasion udhëtimet shkruan Tgcom.

Spektakli “Ciao Darwin” është i ndërtuar në formën e një gare ballë për ballë mes 2 grupeve që përfaqësojnë kahe të kundërta, si për shembull, “artistët” kundër “matematicienëve”, të cilët sfidojnë njëri-tjetrin dhe shpallet një fitues. Çdo vit, zgjidhen vajza të cilat luajnë rolin e “Nënës Natyrë”, që mishëron perfeksionin e saj. Në sezonet e shkuara, “Nëna Natyrë” është zgjedhur modelja kubaneze Keila Guilarte.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb