Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.5 shkallë të Richterit ka goditur sot bregun lindor të ishullit japonez Hokaid, njoftoi Instituti Gjeologjik i SHBA-së.
Qendra Paralajmëruese e Cunameve në Paqësor, e cila është e lidhur me Institutin amerikan dhe Agjencia Meteorologjike Japoneze, nuk kanë paralajmëruar cunami pas tërmetit.
Po ashtu mediat nuk kanë njoftuar për dëme të mundshme.
(BalkanWeb)