I ftuar në studion e emisionin “Sport News Plus” të moderatores Daljana Sejdia, në televizionin “News 24”, trajneri i njohur, Faruk Sejdini nxori në pah disa prej problemeve të futbollit shqiptar. Sejdini e ka cilësuar Kategorinë Superiore si një kampionat të çudtishëm.

“Çdo vit themi që është sezoni më i mirë, por po ti bësh një analizë të thellë, mund të jemi unikal në Ballkan dhe jo vetëm për mënyrën se si zhvillohet kampionati jonë. Po ti referohesh ngjarjeve, është kampionat i çuditshëm. 20 % të ekipeve janë nomad, 10 % që është Kamza, bëri gjysmën e kampionat dhe u zhduk. Ekuacion me shumë të panjohura. Po t’i marrësh të gjitha në kompleks nxjerr konkluzionin se çfarë kampionati është.

Marrim rastin e Kukësit. Ekip që pretendon të shkojë në Europë, por nuk ka fushë. Edhe në vitet e kaluara, kishte një fushë mizerabël, të degraduar. Ishte e pamundur që të luhej në atë fushë. Dëmtimet e lojtarëve vijnë si pasojë e luajtjes në ato terrene. Gëzohemi që ka rivalitet. Mos ketë rivalitet edhe me 10 ekipe, s’ka sens. Është si të themi, dola i treti, sa ekipi ishin 3. Më mirë një fund i tmerrshëm, se një tmerr pa fund. Deri kur mund të vazhdojë kjo, nuk e dimë. Mos i futemi pjesës tjetër. Probleme pafund.

Mënyra si u dënua Kamza, të bën të mendosh që kampionati nuk është real. Padrejtësi. Edhe te Kamza mund të gjendej një zgjidhje. Mund të kishte një emërues të përbashkët. Luajti mendsh presidenti dhe tani ta vuajnë të gjithë. Ky është mendimi im…

Partizani diti të gërshetojë shumë mirë pragmatizmin me optimizmin. Diti të korrigjojë gabimet. Partizani mendoj se në këto momente është në shkallën më të lartë të optimizmin. Asnjëherë nuk e ngatërroi optimizmin me euforinë.

Të gjithë si një trup i vetëm ditën ta menaxhojnë Partizanin. Më vjen mirë që skuadra e kuqe është në këto nivele. Kampionati bëhet më i bukur me rikthimin e Partizanit. Ekipet e tjera patë oshilacionet e veta dhe bënë diferencën kaq të madhe.

 

Partizani duhet të ketë shumë kujdes në Kupat e Europës, se atje është një tjetër linjë. Pse jo të gjejë ndonjë mundësi për ndonjë përforcim. Do bëjë mirë në qoftë se do të vazhdojë me këtë strategji. I futi në lojë të dyja, edhe taktikën edhe strategjinë. Manovrat profesionale janë bashkudhëtarë. Jo vetëm që e meritoi, por i dha një entuziazëm futbollit shqiptar”, u shpreh Faruk Sejdini.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: