Arinjtë kanë filluar të bëhen tepër problem për banorët e Prizrenit, duke shkaktuar dëme edhe në blegtori.

Rreth orës 09:30 minuta të ditës së sotme, disa persona të cilët lëviznin me automjetin e tyre në një nga rrugët lokale të fshatit Lybeçevë, kanë hasur në një ari të ri , siç mund ta shikoni në këtë video që e kanë realizuar këta qytetarë, të cilët edhe kanë dërguar xhirimet.

Këta qytetarë thonë se, arushin e ri e kanë lënë të lirë dhe ai  është larguar drejt pyllit. Këtë vit, një numër i madh i arinjve janë duke lëvizur në afërsi të vendbanimeve të ndryshme, duke mbjellë frikë tek popullata, por edhe duke iu shkaktuar dëme të konsiderueshme në radhë të parë blegtorëve të ndryshëm.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb