Në një ditë kur në Tiranë zhvillohet seanca e Kuvendit, në rrethe protestohet.
Siç mund të shihni edhe në videon e siguruar për “Balkanweb” nga gazetari Elidon Ndreka në këto momente po zhvillohet një protestë në qendër të Rrëshenit.
Protestuesit janë mbledhur në qendër të qytetit me pankarta në duar, ndërsa brohorasin thirrjet: “Rama Ik”.
Të pranishëm në protestë janë edhe ish-deputetet Andon Frrokaj dhe Lindita Metaliaj si dhe përfaqësuesi i PD, Çlirim Gjata.
(m.a/BalkanWeb)
