TIRANE- Kryeministria ka reaguar sot për akuzat që përfshinë kryeparlamentarin Meta, në lidhje me marrje ryshfeti nga kompania DIA, akuza këto që e kanë origjinën tek avokatët e huaj të qeverisë shqiptare që po mbrojnë çështjen e OSHEE në arbitrazh.

Sipas Drejtorisë së Komunikimit pranë Qeverisë shqiptare, studioja ligjore ka përgënjeshtruar akuzat duke mos e përmendur Metën për ndonjë aferë korruptive. Ndryshe nga sa thuhet në artikull, Kryeministria saqron se OSHEE në deklarimet e çështjes në arbitrazh nuk e ka permendur emrin e Metës per praktika korruptive.

“Pas publikimit të sotem të një artikulli në portalin reporter.al, Drejtoria e Komunikimit pranë Qeverisë shqiptare, sqaron se: Në datën 27 Gusht 2015, rrjeti investigativ BIRN ka kërkuar një koment të Kryeministrit të Republikës lidhur me disa pretendime, të pashoqeruara me fakte, që gazetarja ngrinte për Kryetarin e Kuvendit. Për të verifikuar pretendimin e BIRN, zyra e Kryeministrit i është drejtuar zyrës së Avokates së Shtetit, e cila është vënë në kontakt me studion ligjore Clifford Chance. Përfaqësuesi i studios ligjore, z. Tim Schreiber ka kthyer këtë përgjigje: “Ndryshe nga ajo që disa gazetarë duket se pretendojnë, OSHEE në deklarimet e çështjes në arbitrazh kundër DIA Ltd. nuk ka përmendur emrin e zotit Ilir Meta si përfitues i transfertave bankare apo ndonjë praktike tjetër korruptive që lidhet me marrëveshjen për mbledhjen e borxheve mes OSHEE dhe DIA Ltd”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: