Një pensionist rus i cili pretendonte të ishte njeriu më i vjetër që kishte jetuar ndonjëherë ka vdekur në moshën 123 vjeçare. Babai i 8 fëmijëve, Appaz Iliev, nga republika e Ingushetias, pranë Gjeorgjisë, tha që ka shërbyer gjatë Luftës së Parë Botërore, dhe u deklarua shumë i vjetër për të luftuar në Luftën e Dytë Botërore dhe shpenzoi pjesën tjetër të jetës si bari.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sidoqoftë, regjistrimet e lindjes së tij humbën kështu që mosha e tij nuk mund të verifikohej kurrë.  Njeriu më i vjetër në botë i verifikuar ishte Sarah Knauss nga SHBA, e cila vdiq në 1999 në moshën 119 vjeçare.

Disa persona i atribuan titullin Jeane Calment, një gruaje franceze e cila pretendonte të ishte 122 vjeçe dhe vdiq në 1997, por kishte disa debate për vërtetësinë  e moshës së saj.

Personi më i vjetër që jeton aktualisht është Kane Tanaka, gjithashtu nga Japonia, që është 116 vjeç.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb