Edhe pak ditë na ndajnë nga dasma e dy këngëtarëve të mirënjohur. Vesa dhe Big Basta do t’i thonë njëri-tjetrit “Po”, në qytetin e Sarandës në 12 shtator. Çifti ka zgjedhur qytetin bregdetar për të zhvilluar dasmën e tyre. Me aq sa kemi mundur të mësojnë, dy artistët po organizojnë një dasmë tradicionale, me të gjitha detajet.
Pak ditë më parë Vesa bëri edhe festën e saj të beqarisë, ku ndryshe nga sa jemi mësuar, nuk pati një party të zhurmshme, por një festë të vogël mes mikeshash, si dhe veshje tradicionale.
(m.k/Bluetooth/BalkanWeb)
