ELBASAN
Nëna e goleadorit të ekipit tonë kombëtar Armando Sadiku është zyrtarizuar si kandidate e PS për në këshillin bashkiak të Elbasanit.
Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla e ka konfirmuar përfshirjen e zj.Fatmira Sadiku në këtë listë gjatë zyrtarizimit të kandidatëve për këshilltarë të PS.
Familja Sadiku të cilës i përket sulmuesi më i mirë i kombëtares shqiptare është një nga familjet më të njohura të lagjes “Fushë Mbret” në Elbasan dhe ndër më të investuarat në mbështetjes e të majtës në të gjitha garat elektorale. Por mbi të gjitha përfaqëson një familje që i ka dhënë gjithçka të mirë këtij qyteti ndër vite.
(BalkanWeb)