Pas thashethemeve vijnë pamjet e para. Ilaria Spada, 38 vjeç është fotografuar nga e përjavshmja Gente, së bashku me djalin e saj të parë Ettore, me forma rrumbullakë, të cilat konfirmojnë shtatzëninë e saj.
Artistja dhe bashkëshorti Kim Rossi Stuart, 49 vjeç po e zgjerojnë familjen e tyre. Cifti është martuar në marsin e kaluar në një ceremoni intime në Rieti.
Artistja gjithmonë është fotografuar së bashku me djalin e saj të parë që e ka nga Kim Rossi Stuart dhe lumturia e saj është e dukshme. Ilaria gjithmonë ka pohuar se pëlqen një familje të madhe: “Sigurisht një tjetër fëmijë herët a vonë do vijë’, kishte thënë në intervistën e fundit’.
‘U tha e bë’ dhe pavarësisht se përpiqet ta fshehë poshtë xhupit barku i saj është i dukshëm. Tani presim vetëm të mësojmë gjininë e bebes.
