Matthijs De Ligt, talenti holandez që po çmend gjysmën e europës, ka vendosur të thyej heshtjen duke lëshuar një sinjal të qartë për të ardhmen e tij, dëshira e mbrojtësit të Ajax është që të luaj sërish në një skuadër me De Jong:
“Do të ishte bukur të luaja sërish me De Jong por për momentin nuk e di akoma se çfarë do të ndodh”, u shpreh De Ligt duke lënë të kuptohet se Barcelona, skuadra e ardhshme e De Jong, e josh jo pak. Në garë për të siguruar shërbimet e kapitenit të Ajax janë futur klubet më të mëdha europiane, Barcelona, Juventus, Man.City, Liverpool, PSG, Bayern Munich dhe Man.United, në këto kushte De Ligt nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të zgjedh se ku dëshiron të luaj sezonin e ardhshëm.
Talenti holandez ka qenë gjithnjë me këmbë në tokë kur bëhet fjalë për të ardhmen por pas kësaj deklarate nuk është aspak mister që Barcelona është klubi i tij i preferuar. Të luaj përkrah Leo Messit dhe sëbashku me mikun e tij De Jong me sa duket i pëlqen shumë. Pengesa e parë sipas mediave spanjolle për të vënë në jetë këtë transferim është komisioni i lartë që kërkon agjenti i tij Mino Raiola, 8-10 milion euro.
(BalkanWeb)