TIRANË
Megjithëse kërkesën e partive të vogla opozitare, që Presidenti i Republikës të zhvillojë një tryezë për të zgjidhur krizën politike në vend, mesa duket Ilir Meta nuk do ta ndërmarrë këtë hap. Të paktën kështu u shpreh ai në konferencën për “Sfidat e Sigurisë në Rajon. Kreu i shtetit tha se e ka të pamundur që të ulë në tryezë dy persona që kanë qëndrime diametralisht të kundërta dhe që nuk kanë shenja tërheqeje.
Në fjalën e tij në konferencën “Sfidat e Sigurisë në Ballkan dhe roli i aktorëve të jashtëm në kohën e tranzicionit euroatlantik”, kreu i shtetit shprehu shqetësimin edhe për mungesën e Gjykatës Kushtetuese në vend, ndërsa pohoi se thirrjet se 30 qershori do të jetë një datë historike për demokracinë shqiptare nuk i shërbejnë krizës politike në të cilën aktualisht ndodhet Shqipëria.
Ai dhe edhe një përgjigje për të gjitha ata që kanë ‘dilema’ tek roli i Presidentit në Shqipëri. Presidenti tha se gjendja ku ndodhet vendi ka nevojë për një analizë të paanshme, por gjithashtu, ai kritikoi edhe deklaratat e bëra nga palët politike në vend.
“Prandaj këto janë probleme që kanë të bëjnë më shumë më demokracinë, me ekonominë, Europën dhe këto nuk janë probleme për ti kaluar tek njëri dhe tek tjetri. Kushtetutën nuk mund ta shkelë askush. Asnjë ambasador dhe asnjë diplomat. Ne kemi kaq kohë pa Gjykatë Kushtetuese dhe nuk e di se kur do të këtë Shqipëria Gjykatë Kushtetuese dhe nuk e di se si do të jetë ajo.
Presidenti ka bërë dhe bën maksimumin me përgjegjësinë e tij duke respektuar frymën e kushtetutës dhe presidenti nuk mund të ul në tavolinë dy apo tre persona që thonë se ky është kryeministër apo dhe me dikë tjetër kur thotë se 30 qershori, Nuk do të jetë sukses për demokracinë në këtë situatë ku jemi. Kjo situatë kërkon paanësi dhe kërkon gjithashtu maturi. Një situatë e tillë me probleme në Shqipëri nuk na ndihmon në perspektivën e vendit edhe në rajon”-tha Meta.
(n.m/BalkanWeb)