Pas Francesco Totti, tifozët e Romës I dhanë lamtumirën një tjetër ikone të skuadrës si Daniele De Rossi. Mesfushori luajti ndeshjen e fundit me skuadrën që nuk e tradhëtoi asnjëherë në karrierën e tij, ndërsa jetoi edhe “dashurinë” pa kushte të tifozëve në stadiumin “Olimpico”.
Ata kishin mbushur tribunat vetëm për të përshëndetur idhullin e tyre, që largohet nga Roma pas 616 ndeshjeve me këtë skuadër. Një mbrëmje emocionuese kaloi edhe trajneri Caludio Ranieri, i cili gjithashtu qëndroi për herë të fundit në pankinën e ekipit roman.
Tekniku mori drejtimin e skuadrës vetëm pak muaj më parë, duke pranuar një kontratë të përkohshmë, e cila ka pak shanse që të rinovohet. Emocionet e jetuara nga Ranieri tregohen qartë edhe nga lotët e tij në momentin kur në tribunën e tifozët të Romës u shfaq një pankartë në nder të tij…
(balkanweb)
