Shfaqja e ndotjes nga antibiotikët në lumenjtë e botës po rritet dhe në disa raste tejkalon nivelet e sigurisë me mbi 300 herë, sipas një studimi të Universitetit të Nju Jorkut të paraqitur në takimin e Shoqatës së Toksikologjisë Mjedisore dhe Kimike, zhvilluar në Helsinki.
U testuan lumenjtë e 72 vendeve në gjashtë kontinente dhe u gjetën antibiotikë në 65% të vendeve të monitoruara duke përfshirë lumenj historikë si Mekong apo Thames.
Studiuesit ekzaminuan 92 kampionë në mbarë botën, duke u kërkuar studiuesve lokalë të bëjnë më shumë mostra në vende të ndryshme përgjatë lumenjve dhe pastaj duke i analizuar ato për 14 antibiotikët më të mëdhenj.
Lumi më i ndotur rezultoi në Bangladesh, ku metronidazoli ( ilaç i përdorur kryesisht për disa infeksione bakteriale të lëkurës dhe gojës) kishte një nivel 300 herë më të madh se sa norma.
“Kufijtë e sigurisë kapërcehen në Azi dhe Afrikë, por edhe në Evropë dhe Amerikë ka nivele shqetësuese të kontaminimit, pra problemi është global”, theksuan studiuesit.(Atsh)