Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar të hënën fletën e votimit për zgjedhjet e 30 qershorit.

Sipas shortit të hedhur sot në ambientet e KQZ-së, në Tiranë, numri 1 në fletën e votimit do të jetë kandidati i Bindjes Demokratike, Arben Skënderi. Ndërsa kreu aktual i bashkisë së Tiranës i cili kandidon për një mandat të dytë, Erion Veliaj do të jetë me numrin 2 në fletën e votimit. Edhe në Durrës, Valbona Sokollari e BD do të jetë e para në fletën e votimit, ndërsa Valbona Sako e PS do të jetë e dyta. Edhe në Korçë ndarja do të jetë e njëjtë, ku Leonard Olli i BD do të jetë i pari në fletën e votimit, teksa Sotiraq Filo i ASHE i dyti. Në Vlorë, i pari në fletën e votimit do të jetë Dritan Leli nga PS, teksa e dyta do të jetë Valbona Mezini e BD-së.

Ndërsa në bashkitë Fier, Lushnjë, Elbasan, PS nuk ka një konkurrent. Armando Subashi i Fierit, Fatos Tushe i Lushnjës, Valdrin Pjetri i Shkodrës dhe Gledjan Llatja i Elbasanit nuk kanë një kundërshtar përballë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Fleta e Votimit në Bashkitë e vendit për zgjedhjet e 30 qershorit

Bashkia Tiranë
1. Arben Skënderi (Bindja Demokratike)
2. Erion Veliaj (ASHE)

Bashkia Durrës
1. Valbona Sakollari (Bindja Demokratike)
2. Valbona Sako (ASHE)

Bashkia Korçë
1. Leonard Olli (Bindja Demokratike)
2. Sotiraq Filo (ASHE)

Bashkia Vlorë
1. Dritan Leli (ASHE)
2. Valbona Mezini e BD

Bashki me një kandidat
Bashkia Fier
Bashkia Lushnjë
Bashkia Shkodër
Bashkia Elbasan

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb