Policia e Sarandës ka arrestuar tre adoleshentë për vjedhje dhe posedim të lëndëve narkotike. Sipas të dhënave zyrtare në Himarë policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit A.O dhe R.B (15 dhe 18 vjeç) banues në Librazhd.
Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga policia duke vjedhur marketin e shtetasit V.L në Himarë.
Pas kontrollit fizik, në çantën e shtetasit A.O, shërbimet i gjetën të fshehur 3 doza lëndë narkotike të dyshuar si cannabis sattiva.
Ndërkohë në Sarandë, policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Ll.I., 19 vjeç, banues në Sarandë pasi gjatë kontrollit fizik të këtij shtetasi, iu sekuestruan 7 doza lëndë narkotike e dyshuar si cannabis sattiva.
Materialet iu referuan Prokurorive përkatëse për veprat penale “Vjedhje në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
