Ndaj Islandës dhe Moldavisë janë dy ndeshje që duhen fituar për të mbajtur të gjallë shpresën për të kualifikuar sërish në Europian, për këtë qëllim Edi Reja i ka besuar sërish lojtarëve ekspert, mbi të gjitha atyre që kanë shumë minuta në këmbë. Reja kërkon nga lojtarët të besojnë se Shqipëria mund të kualifikohet sërish në europian:
“Objektivi mbetet i njëjtë, të arrijmë europianin por jo të gjithë mund t’ia dalin. Objektivi ynë është të fillojmë të besojmë se mund t’ia dalim. Kush vjen këtu duhet të jetë i bindur se mund t’ia dalim. Shpresoj të kemi një skuadër agresive por mbi të gjitha të kemi një skuadër të ekuilibruar në repartin defensiv. Në këtë pikë duhet të punojmë shumë në aspektin psikologjik”.
(BalkanWeb)
