PRISHTINE – Makina e kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa është sulmuar mëngjesin e sotëm, gjatë kohës kur ai po shkonte në zyrën e tij.

Sipas mediave në Kosovë, sulmi me bojë ndaj makinës së shefit të qeverisë është marrë përsipër nga aktivistë të “Vetëvendosje”-s.

Lëvizja “Vetëvendosje” bëri të ditur se përmes këtij veprimi dëshiron t’i kujtojë kryeministrit Mustafa se nuk mund të defunksionalizojë shtetin e , përmes krijimit të Zajednicës.

Zëdhënësi i LVV-së, Frashër Krasniqi konfirmoi se këtë aksion e kanë ndërmarr aktivistët e “Vetëvendosje”-s

“Deri sa ka qenë ai duke shkuar në punë, aktivistët e LVV-së e kanë pritur kryeministrin dhe e kanë gjuajtur me ngjyrë eskortën e tij. Ideja e kësaj është që një person që është duke e defunksionalizuar Kosovën ne do t’ia defunksionalizojmë punën e tij”,- tha Krasniqi.

(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb