NGA ZONJA VJOLLCA*

300 gr gjalpë
270 gr sheqer
1 pako sheqer vanilje
1-2 banane
Pak kripë
5 kokrra vezë
375 gr miell
1 pako pluhur pjekës
50 ml qumësht
2 lugë gjelle kakao
1 lugë gjelle sheqer

Në një tas vendosim gjalpin me 200 gr sheqer dhe e rrahim mirë derisa sheqeri të shkrihet dhe gjalpi të fillojë të zbardhet. Më pas shtojmë të verdhat e vezëve një e nga një. Të bardhat e vezëve i vendosim në një tas me 70 gr sheqer dhe i rrahim derisa të krijohet një marengë jo shumë e fortë. Në tasin me gjalpë dhe sheqer shtojmë miellin e trazuar me pluhurin pjekës dhe e punojmë mirë me mikserin e vezëve. Shtojmë dhe bananet të shtypura mirë dhe duke vazhduar trazimin shtojmë dhe të bardhat e vezëve marengë. E punojmë mirë brumin derisa të bëhet një brumë kremoz por jo shumë i hollë.

E ndajmë brumin në dy tasa. Në një xhezve vendosim 50 ml qumësht, 2 lugë gelle kakao dhe një lugë sheqer. Këtë masë e shtojmë në njërin prej tasave me brumë (aty ku kemi hedhur më pak brumë). Në tavën e kekut vendosim fillimisht një shtresë brumë të bardhë, më pas brumë me kakao dhe kështu veprojmë deri në fund. E nivelojmë mirë me spatul dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë për 30-40 minuta. Pasi keku të jete ftohur e pudrosim me sheqer pluhur dhe e servirim.

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: