GJERMANI-Deputeti i Partisë së Gjelbër në Bundestag, Volker Beck ka kundërshtuar vendosjen e Kosovës si vend i sigurt origjine.
Volker beson se Kosova ende nuk është shtet krejtësisht i sigurt.
“Për Kosovën, Bundestagu ka vazhduar praninë e ushtarëve gjermanë të KFOR-it deri në verën e ardhshme, sepse ai shtet është ende jostabil. Tani, Kosova shpallet shtet me origjinë të sigurt. Për mua, kjo është e pakuptueshme”, -ka thënë deputeti Beck, sipas KTV.
(d.d/BalkanWeb)