TIRANE
Një aksident i shumëfishtë është shënuar pak momente më parë në autostradën Tiranë-Durrës. Siç duket në videon e siguruar nga “Balkan Web”, në aksident janë përfshirë 6 makina, të cilat kanë marrë edhe dëmtime të theksuara. Aksidenti ka shkaktuar rradhë të gjata trafiku si dhe probleme në qarkullim në këtë aks rrugor.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga aksidenti.
(Balkan Web)