“Me mjaltë më shumë se sa me uthull e tërheq të mirën”. Kështu tha gazetarja Rudina Xhunga, pas diskutimit në “Dritare me Rudinën” në News24 për një sërë çështjesh të rëndësishme, duke nisur nga festa e Bajramit të Madh, tek situata politike, problemet shoqërore etj.
“Goja e ëmbël gjithmonë sjell begatinë”, tha Baba Mondi. Ndërsa më pas u prezantua dhe bakllavaja, ëmbëlsira simbol e Bajramit, ndoshta për herë të parë në një emision në News24.
(m.k/BalkanWeb)