KOSOVË- Një zyrtar i Policisë së Kosovës, ka thënë se janë rreth 20 vajza të përfshira në luftën e ISIS-it, por të cilat sipas tij trajtohen si viktima meqë janë nënshtruar presionit për t’iu bashkuar asaj lufte. Florim Shatrolli nga grupi anti-terrorizëm i bëri deklaratat gjatë një tryeze të organizuar në kalanë e qytetit të Vushtrisë mbi rolin e gruas në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë.

Nga ana tjetër, Donika Hoxha-menaxhere e programit në Qendrën Kosovare të Studimeve të Sigurisë, tha se në bashkëpunim me zyrën e BE-së janë duke zhvilluar një fushatë avokimi në çdo komunë për ndërgjegjësimin e shoqërisë rreh asaj se çfarë një grua mund të bëjë në parandalimin e kësaj dukurie.

Përfaqësues të ndryshëm nga rinia kosovare pjesëmarrës në këtë tryezë bëjnë përgjegjës institucionet shtetërore për përfshirjen e të rinjve në grupe terroriste, si shkak i mungesës së kushteve ekonomike dhe perspektivës.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: