HOLANDE
Noa Potheven, 17-vjeçarja holandeze, e cila vdiq të djelën pas vitesh vuajtjesh nga depresioni nga i cili vuante, është lënë të vdesë nga uria dhe etja. Asnjë vdekje e asistuar nga një skuadër mjekësh, por thjesht një ‘vetëvrasje’, e konsumuar në shtëpi, e rrethuar nga familja e saj. Vetë Noa, në profilin e saj të Instagram, në një postim disa ditë para vdekjes, tregonte se ka reshtur së ngrëni për të qenë ‘e lirë’.
Në lidhje me vdekjen e saj, që bëri edhe xhiron e botës ka reaguar edhe Vatikani. Në një reagim zyrtar Vatikani shprehet se vdekja e saj është një humbje e madhe për njerëzimin.
“Vdekja e saj është një humbje e madhe për njerëzimin. Vdekja e Noa është një humbje e madhe për çfarëdo shoqërie civile dhe humanitare. Duhet gjithmonë të konfirmojmë arsyet pozitive për jetën.”-mësohet të jetë shprehur Vatikani.
(Balkan Web)