Ke një motër më të vogël se vetja? Je me fat që ke një motërz, motrushe, vogëlushe, që mund ta quash zemër, shpirt, jetë sepse ka motiv për këtë. Ja disa nga motivet që bëjnë që motra jote më e vogël është gjëja më e bukur që prindërit të kanë bërë. Nëse i ke harruar mund ti lexosh këtu.

#1. Është fansja jote numër 1

Gjithcka që ti bën, ajo do të jetë krah teje, do të të mbështesë, dhe gati për të bërë tifo për cdo projekt tëndin. Pse ndodh kjo? Sepse ajo të adhuron.

#2. Të bën një njeri më të mirë

Një motër e vogël ka nevojë për një figurë referimi. Dhe ti, vëllai ose motra e madhe je një figurë që ajo do e respektojë sa të ketë jetë, por dhe shembull. Kjo është një përgjegjësi që vjen automatikisht, ti e ndjen se duhet ta mbrosh atë, dhe ti gjithmonë para syve të saj do të jesh më e matur, me sjellje më të përgjegjshme, gjithmonë për t’i dhënë një shembull të mirë.
E ndërsa ti gati bën prindin e saj, kjo në një farë mënyre të maturon dhe ty.

picola

#3. Nuk ekzistojnë distanca

Në cdo vend që ti shkon, sado të jenë kilometrat që të ndajnë me motrën e vogël, ajo do të jetë në mendimet e tua. Kur ta shohësh, do vërtetosh se asgjë nuk ka ndryshuar në raportet tuaja..

#4. Të bën të ndidhesh fëmijë

Si ndodh kjo? Po pra, duke qenë se ke një motër më të vogël, ti gjithmonë do të mësosh gjëra rreth më të rinjve se vetja, në mënyrë që t’a kuptosh atë. Nëse është dhe më e vogël në moshë? Do të ulesh dhe do të shtrihesh të luash me të, kjo do të zgjojë fëmijën brenda teje.

#5. Do të jetë gjithmonë krah teje

Janë pak siguritë që do të kesh me vete në jetë, por prezenca e saj, do të jetë gjithmonë një prej tyre.

#6. Do të jetë mikja jote më e mirë

Nuk ka konkurrente, asnjë vajzë nuk e zë dot vendin e motrës, le të jetë dhe më idealja. Me motrën tënde ke luajtur lojrat e tua të para, ke bërë rrëfimet e tua të para, ajo të njeh cdo muskul fytyre, cdo batutë humori. Do të jetë këshilluesja më e mirë për cdo situatë dhe mikja jote më e mirë.

#7. Do të ketë gjithmonë nevojë për ty

Kemi nevojë gjithmonë të ndihemi specialë për dikë. Por padyshim, për motrën e vogël jemi të tillë, mos e vini në dyshim. Ajo ka gjithmonë nevojë për prezencën tënde. Do të kalosh shumë lidhje në jetën tënde, do të njohësh shumë persona, por dhe ajo do të ketë të tilla, megjithatë për motrën e vogël, ti do të mbetesh gjithmonë, special/e.

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: