Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka publikuar shumë fotografi nga takimet që i zhvilluan në 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton, ish-sekretaren e shtetit amerikan, Madeleine Albright, dhe gjeneralin e NATO-s, Wesley Clark.

Ndërsa postonte foto, Thaçi ka etiketuar në Twitter personin e gabuar. Në vend të Madeleine Albright, ka etiketuar një Madeline tjetër, që në Twitter quhet Madeline Eskind.

Edhe pse lajmi u përhap gjatë ditës së djeshme më të madhe, presidenti ende nuk e ka rregulluar gabimin në rrjetin social. Personi real që ka taguar me emrin Madeline Eskind i përgjigjet presidentit përmes Twitter-it: “Pranoj admirimin më të pamerituar të të gjitha kohërave”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: