Në një kohë që nga mazhoranca nuk ka reflektim për të ndryshuar datën e zgjedhjeve dhe as për ndonjë dialog të mundshëm me opozitën, si dhe kanë nisur procedurat për shkarkimin e Presidentit Meta, Partia Demokratike po merr masa për aksionin e saj opozitar.
Kështu raportohet se dita e sotme do të jetë e ngjeshur me takime për kryedemokratin Lulzim Basha, i cili ka peshën e vendimeve.
Gazetari Klajdi Bodlli raporton për “BalkanWeb” se sot në orën 12:00 ai do të takohet me aleatët, ndërsa pasdite rreth orës 18:00 do të mbledhë organet drejtuese, Kryesinë dhe ish-grupin parlamentar për të vendosur si do vijojë aksioni opozitar.
“Sot, ne oren 18.00, mbledhje e jashtezakonshme e Kryesise se PDSH, Grupit Parlamentar, Kolegjit te Kryetareve dhe Kryetareve te Bashkise, me rend dite: Caktimi i detajeve te vijimit te akisonit politik, si dhe reagimi i PD pas arrestimeve politike te drejtuesve te PD ne qarkun Elbasan. Lutem te merren masat per te qene prezent pa asnje mungese”, njofton PD.
Në takimin e djeshëm me gazetarët, kryedemokrati tha se do t’i përgjigjen me protesta të fuqishme gjithë zhvillimeve të fundit pa përcaktuar një datë të saktë për protestëne radhës.
(m.a/BalkanWeb)
