Lorik Cana ka debutuar sot me Nantën, ku luajti në pozicionin e qendërmbrojtësit. Mirëpo, kapiteni kuqezi nuk ishte në lartësinë e duhur.
Nanta u mposht 2-0 nga Rene dhe mbeti edhe me dy lojtarë më pak, për shkak të daljes me karton të kuq të dy prej tyre. Megjithatë, Cana luajti mirë pjesën e parë, por në të dytën bëri një gafë në pësimin e golit.
(m.k/BalkanWeb)
