Ndërsa Tirana vlon nga protesta e opozitës së bashkuar, që madje i rrëzoi me litarë edhe shtatoren simbolike në formën e diktatorit Enver Hoxha, kryeministri Edi Rama shfaqet i qetë në koncertin e ish-zonjës së parë të Francës.
Në shoqërinë e ish-presidentit francez Nicolas Sarkozy, me bashkëshorten Lindën dhe madje edhe Zahon e vogël, kryeministri shijon koncertin që mban sot në Butrint Carla Bruni.
Pas koncertit të mbrëmjes së sotme, kryeministri do t’i kthehet nesër aktiviteteve politike të fushatës, pasi do të zhvillojë takime me elektoratin në Sarandë e Delvinë.
(m.k/BalkanWeb)