TIRANE– Vetëm një ditë pasi nxënës të shkollave 9-vjeçare e të mesme në mbarë vendin janë ulur në banka për vitin e ri shkollor, MAS ka filluar inspektimet. Ditën e sotme Ministria e Arsimit ka mbyllur 6 shkolla private të mesme dhe 9-vjeçare, duke bërë që nxënësit e këtyre shkollave të përpiqen për t’u regjistruar në shkolla të tjera.
Sipas MAS, pas kontrolleve janë mbyllur shkollat private “Tole Alba”, “Univers”, dhe “Dituria” në Fier; shkollat “Dyrrahu” dhe “Pavarësia” me kohë të pjesshme në Durrës; si dhe shkolla 9-vjeçare “Vitrina” në Tiranë.
(el.sp/BalkanWeb)
