Kombëtarja e femrave të Sheteve të Bashkuara të Amerikës do të luajë në çerekfinalet e Botërorit 2019. Për këtë, meritë kryesore ka Megan Rapinoe, e cila shënoi dy golat në fitoren e fundit kundër Spanjës. Por futbollistja 33-vjeçare është vendosur në qendër të vëmendjes jo për suksesin personal dhe të skuadrës së saj, por për polemikat në distancë që kanë përfshirë edhe presidentin Donald Trump.

Trump Megan
Trump Megan

Ky i fundit ka kritikuar Megan Rapinoe, e cila pikërisht në sfidën kundër Spanjës në 1/8 e Kupës së Botës, vendosi të mos e këndojë himnin e vendit të saj. “Nuk mendoj se është kjo sjellja e duhur”, ka thënë Trump, teksa ka shpjeguar se është shqetësuar nga veprimi i futbollistes. Por kjo nuk është hera e parë, që futbollistja amerikane, e cila luan Botërorin e tretë në karrierën e saj, përfshihet në polemika. Kjo për shkak të impenjimit të saj në kauzat për të drejtat civile.

Kneeling Athletes 6
Kneeling Athletes 6

E deklaruar hapur si pjesë e komunitetit gay, 33-vjeçarja që luan me Seattle iu bashkua shumë kampionëve të futbollit amerikan, që në shenjë proteste për politikat e Shtëpisë së Bardhë uleshin në gjunjë gjatë këndimit të hinmit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb