Skënderbeu “inauguron” mbrëmjen e sotme debutimin e tyre historik në një kompeticion kaq të rëndësishëm sa Europa League. Kampionët shqiptarë nuk janë të vetmit që do zbresim sot në fushë, por “kolonia” kuq e zi është e madhe. Etrit Bershia tashmë do të jetë prezent mes shtyllave të Lazios në të gjithë aventurën e romanëve në Europa League, një lajm i konfirmuar nga trajneri Pioli. Lazio do të udhëtojë sot në trasnfertën e Dnjepros. Ansi Agoli është një tjetër titullar që me Karabakut e tij do të luajë në një trasnfertë të vështirë siç është ajo kundër Tottnahamit. Pjesë e Europa League këtë sezon do të jetë edhe Herolind Shala. Libereci i tij do të presë në shtëpi portugezët e Bragës. Debutim edhe për Elseid Hysajn. Mbrojtësi shkodran do të luajë sfidën e tij të parë në Evropë teksa Napoli pret në shtëpi belgët e Brysh. Titullar i padiskutueshëm tek PAOK, Ergys Kaçe do të udhëtojë sot drejt Azerbaxhanit ku do grekët do të luajnë kundër Kabales. Kompletojnë tablonë kuq e zi në Europa League, treshja e Bazelit, Taulant Xhaka, Shkëlzen Gashi dhe Naser Aliji.
(e.shkambi/BalkanWeb)
