TIRANË
Dy makina janë përplasur sot në qytetin e Korçës. Nga të dhënat e para nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Gazetarja e “BalkanWeb”, Lorena Kodra raporton se në njërën prej mjeteve ishin tre fëmijë të vegjël, të cilët fatmirësisht nuk kanë marrë lëndime, por kanë pësuar tronditje psikologjike.
Mjetet e përfshira në aksident në qytetin e Korçës rezultojnë të jenë njëra “Ford” dhe tjetra tip “Audi”. Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave, të cilat çuan në përplasjen e tyre.