TIRANE
Arresti shtëpiak nuk e ka penguar ish deputetin e PD-së Bardh Spahia të jetë aktiv përmes rrjeteve sociale sa i takon situatës politike në vend. Përmes një statusi në facebook, përmes të cilit apelon shqiptarët të mblidhen në 20:00 para kryeministrisë në protestën e opozitës së bashkuar, Spahia e ka konsideruar seancën e sotme plenare, si teatrin personal të kryeministrit Rama.
“Parlamenti, teatri personal i kryeministrit! Ushtarë në rresht kundër armiqve të kryeministrit, që as votimet e veta nuk i lejon të lira. Ushtarët zbatojnë direktivat e timonierit, që as nuk dënjon të qëndrojë në sallë për t’i dëgjuar.” Shkruan Spahia ndërsa shton se fuqia e qytetarëve është prej kohësh në sheshet e protestave.
Postimi i plotë:
Parlamenti, teatri personal i kryeministrit! Ushtaret ne rresht kunder armiqve te kryeministrit, qe as votimet e veta nuk i lejon te lira. Ushtaret zbatojne direktivat e timonierit, qe as nuk denjon te qendroje ne salle per t’i degjuar. Fundja, detyren qesharake qe u takon po bejne: t’i rregullojne frymemarrjen e t’i plotesojne tekat! Fuqia e qytetareve eshte prej kohesh ne sheshet e protestave! Kunder rregjimit qe kontrollon cdo pushtet e po izolon vendin! Ora 20.00 para kryeministrise! #PerFemijet
(BalkanWeb)