Këngëtarja Rita Ora, ka konfirmuar se së shpejti do të realizojë një këngë me titullin “Kosovo”.
Në një intervistë për “Depauliaonline”, ylli me prejardhje shqiptare ka folur për albumin e ri, i cili do të përmbajë një këngë të veçantë.

E pyetur se çka do të dallojë albumi i ri me albumin debutues, Rita është përgjigjur: “Do të kem më shumë këngë personale në album. Njëra do të quhet ‘Kosovo’, në të cilën unë do të shpalos gjëra të jetës sime dhe gjëra të cilat nuk i kam adresuar në medie, por që mund t’i adresoj me emocionet e muzikës”.

Këngetarja me prejardhje shqiptare vazhdimisht është shprehur krenare për origjinën dhe vendin e saj të lindjes. Ajo në Kosovë, vite me parë, ka realizuar edhe klipin e njërës prej këngëve të saj hite, “Shine ya Light”.

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: