Komisioneri për zgjerim dhe politikë fqinjësore të BE-së Johanes Hahn prej sot do të qëndrojë për vizitë dyditore në Maqedoni, në kuadër të përpjekjeve për realizimin dhe implementimin e marrëveshjes për tejkalimin e krizës politike.
Eurokomisioneri Hahn do të takohet me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe me kryetarët e LSDM-së Zoran Zaev, të BDI-së Ali Ahmeti dhe të PDSH-së Menduh Thaçi. Ai merr pjesë në takimin e dialogut inkuadrues të nivelit të lartë, si dhe në seancën e këshillit kombëtar për eurointegrime, raporton INA.
Eurokomisioneri Hahn siç njoftoi kabineti i tij do të takohet edhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile, ndërsa është parashikuar ta vizitojë edhe qendrën e pranimit për migrantë në Gjevgjeli.
(m.k/BalkanWeb)