Bëni plazh nesër shfrytëzojeni në maksimum këtë të shtunë, sepse e diela rezervon pak surpriza në parashikimin e motit. Kurse e hëna pa asnjë dyshim do të jetë fillimi i stinës së Vjeshtës. Parashikimi i motit tek, ‘Il Meteo’ dhe ‘Accuweather) bën të ditur se temperaturat do të bien me nga 10 Gradë nga dita e hënë e më tej, madje dhe tetori pritet të hyjë me një temperaturë mesatare prej 20 Gradë Celsius. Klikoni http://www.ilmeteo.it/meteo-europa/Tirana?refresh_ce, http://www.accuweather.com/en/al/tirana/6522/daily-weather-forecast/6522?day=11
Duke u nisur nga kjo këshillojmë që të gjeni kohën për të ndërruar garderobën tuaj, pasi fustanet e holla, pantallonat e shkurtra dhe sandalet duhet të palosen për t’u lënë vendin pardesyve, xhaketave të lehta, këpucëve dhe ndonjë shalli.
(d.b/BalkanWeb)
