POGRADEC – Problematikat në fushën e dhënies së përfitimeve, pas hyrjes në fuqi të reformës së pensioneve, u trajtuan gjatë një seminari të organizuar në Pogradec nga ISSH me drejtorët rajonalë, ku mori pjesë edhe ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi. Gjatë takimit u vu theksi te përmirësimi i procedurave dhe unifikimit të tyre, si dhe rritjes së cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve.
“Eshtë bërë një punë mjaft e mirë nga ana e Institutit të Sigurimeve Shoqërore për implementimin e gjithë procesit informatik në sistemin e Sigurimeve Shoqërore, që në momentin kur dorëzohen dokumentet pranë agjencive Sigurimeve Shoqërore në të gjithë Shqipërinë, dhe pastaj në procesin e përpunimin të këtyre dokumenteve në arkivën qendrore të Sigurimeve Shoqërore. Rreth 70% e kësaj arkive është e dixhitalizuar dhe po vazhdohet me punën për dixhitalizimin e dokumenteve të mëtejshme të vjetërsisë në punë, për të gjithë qytetarët që kanë kontribuar në skemën e sigurimeve shoqërore dhe pastaj në procesin e përpunimit të këtyre dokumenteve dhe deri në ditën e lidhjes së pensionit. Në ecurinë e punës tonë të mëtejshme të jetë një punë më e mirë përsa i përket shërbimit ndaj qytetarëve. Kohë sa më të shpejtë për të marrë përfitimet që ata meritojnë, sepse kanë kontribuar gjatë gjithë jetës së tyre.”- deklaroi Braho.
“Shpreh rastin të them që reforma e pensioneve ka qenë një reformë që kapitur shumë diskutim dhe kontributi i dhënë nga instituti juaj, realisht ka qenë një institut për tu vlerësuar dhe për tu marrë në konsideratë. Doja t’ju bëja një kërkesë të drejtpërdrejtë gjithsecilit nga ju, të keni një bashkëpunim shumë më të ngushtë me inspektorët e punës, me përfaqësuesit e zyrës së tatimeve.”- tha Klosi.
Pas aktivitetit në Pogradec, Klosi vijoi me inspektimin e fushës pranë qendrës ndërkulturore për komunitetin rom dhe egjiptian, në Korçë, ku provoi edhe shansin e tij në fushën e sportit, por pa sukses. Ministri vijoi me takime në 2 qendra të formimit profesional në Korçë.
(news24/BalkanWeb)
