Gjykata Speciale e Kosovës ka dërguar disa ftesa në drejtim të ish-luftëtarëve dhe komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
I fundit zyrtar i lartë që ka thënë se i ka ardhur ftesë nga Gjykata Speciale, është ish-kreu i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi. Pas kësaj ftese, ka reaguar nënkryetari i LSI Petrit Vasili.
Për Vasilin, këto ftesa shkojnë në drejtim të atyre politikanëve të Kosovës që kanë kundërshtuar me forcë ndryshimin e kufijve të Kosovës. Vasili ngre edhe pyetjen se kur Specialja do ta ftojë Edita Tahirin, pasi ajo ka kundërshtuar fuqimisht ndryshimin e kufijve.
Postimi i Petrit Vasilit:
Po Edita Tahirin kur do ta therrasin?
Ramushin e therrasin ne tribunalin e Hages,Jakup Krasniqin po ashtu.
Ata kane kundershtuar pa asnje kompromis,me shume patrotizem dhe me gjithe zemer ndryshimin e kufijve te Kosoves me Serbine.
Po Edita Tahirin kur do ta therrasin, sepse edhe ajo ka kundershtuar me shume force ndryshimin e kufijve.
(d.xh/Balkanweb)